I madh e i vogël kanë shënuar sonte në portën e Liverpoolit, të cilën ‘po e mbronte’ portieri Adrian.

Në stadiumin Villa Park, Aston Villa ka gjunjëzuar kampionin e Anglisë, Liverpoolin.

7 me 2 kanë fituar vendasit në një ndeshje, duke bërë që skuadra e Jurgen Klopp, të duket shumë e vogël.

Për vendasit golashënues ishin Ollie Watkins, i cili shënoi tri herë. Gola shënuan edhe John McGinn e Ross Barkley.

Pa dyshim që lojtari i ndeshjes ishte Jack Grealish, i cili asistoi tri herë dhe shënoi dy herë, ndonëse te goli i parë u ndihmua nga mesfushori i Liverpoolit, Fabinho.

Përveç dy golave të Mohamed Salah, Liverpooli nuk arriti të bënte më shumë.

Në këtë ndeshje, nuk ishte ftuar fare Xherdan Shaqiri./VAR Kosova/