Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Goran Angelovski është deklaruar se ndeshje me Kosovën për shtetin e tij është historike, shkruan VAR Kosova.

Angelovski në konferencën për shyp ka folur për rëndësinë e ndeshjes dhe ardhjen e sulmuesit me përvojë të madhe, Goran Pandev nga shteti italian.

“Ardhja e Pandevit në këto rrethana tregon se sa shumë do të thotë kjo ndeshje për të. Ardhja e tij në Shkup tregon se asgjë nuk mund ta ndalë atë për të ardhur për këtë ndeshje. I falënderoj të gjithë ata që ndihmuan ardhjen e tij. Shteti ynë po e pret këtë mundësi për kualifikim që 30 vite”, shtoi ai.

Kombëtares maqedonase do t’i mungojë super talenti i Napolit, Elif Elmas, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe nuk ka udhëtuar fare për në Maqedoni.

Ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova do të zhvillohet më tetë tetor në stadiumin “Tose Posheski”. /VAR Kosova/