Me vetëm tri ndeshje të luajtura në Serie A, Amad Traore, mund të bëhet lojtar i Manchester United për rreth 30 milionë euro.
Adoleshenti i skuadrës bergameze, Atalanta, që krahasohet me Messin, është bërë objektiv i United pasi dështuan ta transferonin Ousmane Dembele.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Manchester United është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Traoren.
18-vjeçari sipas marrëveshjes, do t’i bashkohet skuadrës në fillim të vitit 2021, pasi të merr vizën e punës.
Amad Traore ka lindura në Bregun e Fildishtë, por prindërit e tij u shpërngulën shumë herët në Itali. Ai ka pasur vetëm tri paraqitje në Serie A, pasi doli nga akademia e Atalantas.
Sidoqoftë, United e dëshirojnë transferimin e tij, duke parë që edhe 20-vjeçar suedez Dejan Kulusevski që u transferua te Juventusi në janar të këtij viti, ishte pjesë e Atalantas./VAR Kosova/