Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka debutuar me fitore në Ligën e Kampionëve.

Bomberi nga Prizreni dhe skuadra e tij Lazio, kanë mposhtur skuadrën gjermane Borussia Dortmund me rezultat 2-1.

Vedat Muriqi hyri në lojë në minutën e 67-të, duke zëvendësuar sulmuesin tjetër të Lazios, Joaquin Correa.

Golat për Lazion u shënuan nga Ciro Immobile, Jean Akpa Akpro dhe goli tjetër iu shënua si autogol Marwin Hitz.

Kurse golin e vetëm për Dortmund e shënoi sulmuesi Erling Haaland./VAR Kosova/