Kemi parë shumë ish-futbollistë duke lavdëruar Lionel Messin, mirëpo deklaratë si të Chrisitan Vierit nuk kemi dëgjuar.

Duke folur për fitoren e Barcelonës kundër Juventuesit, ish-sulmuesi i Italisë, Christian Vieri, duke thënë se nuk do të mundë të shikojë futboll më pas pensionimit të tij.

“Barcelona ishte mahnitëse. Ka mundur t’i shënonte gjashtë apo shtatë gola me lehtësi. Luajti për mrekulli. Messi është magjik. Kur ai të pensionohet, unë do ta hedh TV-në. Nuk do të punoj në TV më, do të shikoj Netflix, sepse kur ai nuk luan më nuk kam çfarë të shikoj tjetër”, shtoi ai.

Leo Messi asistoi për golin e parë të Barçës që e shënoi Ousmane Dembele, para se të shënonte vet nga penalltia për ta vulosur fitoren të mërkurën në Allianz Stadium.