Ylli i Kosovës dhe Torinos, Mërgim Vojvoda pas ndeshjes është parë i lumtur me paraqitjen e skuadrës ndaj Greqisë.
Mbrojtësi i Kosovës, Vojvoda për mikrofonin e Digitalb SuperSport Kosova ka deklaruar se para ndeshjes ju ka thënë bashkëlojtarëve të tij se duhet ta dinë peshën e fanellës së Kosovës.
“Kemi bërë befasi për krejt, kemi befasuar
edhe Greqinë, pasi kemi luajtur me 3-5-2 dhe kjo e sjelli rezultatin. Jam shumë
i kënaqur me të gjithë lojtarët, nuk u kanë lehtë, nuk u kanë gjysma e ekipit.
Ju kam thanë para lojës me ditë vlerën e fanellës së Kosovës. E pamë se nuk i
kemi dhënë shumë raste Greqisë, i patëm dy raste të mira, është dashur të jemi
më egoist me shutu në goll, por treguam edhe na se mundemi të mbajmë nivelin e
lojës”, deklaroi Vojvoda.
Kosova luajti baras me Greqinë pa gola në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve.