Anësori i Kosovës, Arbër Zeneli, ka folur për SuperSport Kosova pas përfundimit të takimit me Slloveninë në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan VAR Kosova.
Kosova humbi ndeshjen 1-0 ndaj Sllovenisë ndërsa Zeneli luajti 90 minuta.
“Për mua, kena lujt një lojë të mirë, nuk kemi qenë të saktë në fazën e fundit, ata patën një shans edhe një gol. Ne kemi luajtur shumë mirë, kemi krijuar shumë raste, në fund nuk po e kemi intuitën. Gjithmonë jam i gatshëm të luajë për Kosovën”, deklaroi Zeneli.
Përfaqësuesja e Kosovës u mposht nga Sllovenia me rezultat 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.