Futbollisti i shumëpërfolur i Kosovës, Andi Zeqiri ka pranuar ftesën e Kombëtares së Zvicrës U21 për të luajtur me ta, të njëjtën gjë e ka bërë edhe mesfushori i Genkut, Bastien Toma.


Andi, për të cilin thuhej se Kosova e kishte gati atë për ndeshjet e tetorit, kjo nuk po del të jetë e vërtetë, pasi ai tashmë ka pranuar ftesën e Kombëtares zvicerane, shkruan VAR Kosova

Madje babai i sulmuesit kosovar, foli rreth të ardhmës së djalit të tij, ku tha se Andi do të zgjedhë Kosovën, por kjo ende nuk ka nodhur.


Kujtojmë se Zeqiri para dy ditësh firmos kontratë tre vjeçare me klubin e Brightonit të Premierligës.

Ndërkaq, pjesë e Kombëtares U21 të Zvicrës është edhe mesfushori i Genkut, Bastien Toma.

Kujtojmë se për U21-shat e Zvicrës janë edhe katër futbollist të tjerë, Shaipi, Imeri, Fazliji dhe Domgjoni.


Më poshtë lista e plotë e Kombëtares U21 të Zvicrës: