Futbollisti i mirënjohur kosovar, Durim Gashi, e ka pësuar ditën e djeshme një aksident me veturë.
Mesfushori që së fundmi ka qenë pjesë e Ballkanit në Superligë, ka shkruar në rrjetet sociale se aksidenti ka kaluar pa pasoja të mëdha.
Ai në një fotografi shihet me qafë të lidhur.
“Pas nje aksidenti Me vetur Jam Shendosh e mire e falenderoj Allahun e kaluar qoft”, ka shkruar Durim Gashi në faqen e tij në Facebook, shkruan Zeri.info.
Gjatë karrierës së tij, krahas Ballkanit, ai ka luajtur edhe me Rahovecin, Prishtinën, Lirinë dhe Ferizajn.
Momentalisht është futbollist i lire, derisa së shpejti pritet të bëhet me skuadër te re.