Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani më në fund është grumbulluar përsëri me Kombëtaren.
Në Durrës, para përballjes miqësore me Shqipërinë, mbrojtësi i Napolit, ka treguar për synimin e Kosovës për tri ndeshje e nëntorit.
“Të gjitha këto ndeshje do të na shërbejnë të përgatitemi për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror”, deklaroi Rrahmani.
“Kanë qenë ndeshje të vështira së fundmi, me kundërshtarë me ranglista të mira”, tregoi ai.