Futbollisti shqiptar, anëtar i Përfaqësueses të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, ka arritur deri te ndeshja e 100 në fanellën e Levantes, e cila mbrëmë barazoi në terren të vet kundër Alaves 1-1 në javën e nëntë të La Ligas.

Vetëm katër minuta iu deshën mysafirëve të zhbllokojnë rezultatin kur Abarisketa shënoi për 1-0, ndërsa Morales barazoi në 1-1.

Bardhi luajti gjatë tërë ndeshjes.