Mesfushori i Kosoëvs, Bernard Berisha, bëri një paraqitje shumë të mirë në humbjen nga Sllovenia.
Madje, ai ishte edhe asistues i golit të Vedat Muriqit.
Pas ndeshjes ai tha se me këtë lojë të mirë, Kosova do t’u kthehet fitoreve.
“Nuk duhet me humb vullnetin për ndeshjen e ardhshme, e kemi ndeshjen me Moldavinë dhe duhet të luajmë më së miri për të fituar”, tha Berisha.
“Ka qenë një lojë shumë e mirë, për këtë duhet t’i falënderojë bashkëlojtarët për këtë ndeshje dhe nëse vazhdojmë kështu do të kthehemi të fitoret e lavdishme”, tha Berisha.