Miqësorja vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me fitoren e kuqezinjëve në pasditen e sotme në Elbasan.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare ishte nikoqire e Kosovës.
Ndeshja në fjalë i takoi Shqipërisë me rezultat të ngushtë, 2:1.
Pas ndeshjes, futbollisti Betim Fazliji i cili debutoi sot për Kosovën në “TVSH” deklaroi:
“E realizova ëndrrën, sapo debutova me Kosovën dhe luajtëm ndaj vëllazërve tanë, Shqipërisë”.
“Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, bënim edhe pressing”, tregoi ai.
“Në çdo ndeshje hyjmë për të fituar, por ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë kërkojmë vetëm tri pikë”, shtoi mbrojtësi i St. Gallenit.