Definitivisht sonte nuk ishte nata e kapitenit të Spanjës, Sergio Ramos.
Në dy tentime nga penalltia, Ramos që njihet si ekzekutues i jashtëzakonshëm, nuk arriti të shënonte.
Të dy gjuajtjet e tij, i mbrojti portieri i Zvirës, Yann Sommer.
Ramos e kishte mundësinë të barazonte rezultatin në minutën e 57-të, por nuk shënoi.
Edhe në penalltinë e dytë të ekzekutuar në minutën e 79-të, Ramos përsëri gaboi.
Deri në mbrëmjen e sontme, Ramos kishte shënuar në të gjitha 25 penalltitë që iu kishin besuar për klubin dhe kombëtaren./VAR Kosova/