Meksika e ka mposhtur Korenë e Jugut në një ndeshje spektakolare. Ndonëse miqësore, futbollistët dhanë gjithçka në fushë.

Të parët që shënuan ishin futbollistët e Koresë së Jugut. Ui-jo Hwang shënoi në minutën e 20-të, për epërsinë e Koresë së Jugut.

Pjesa e dytë e tëra i takojë amerikano-latinëve, të cilët arritën të shënojnë tri herë brenda tre minutave.

Sulmuesi i skuadrës angleze Wolves, Raul Jimenez, barazoi rezultatin në minutën e 67-të.

Carlos Antuna kaloi në epërsi Meksikën në minutën e 69-të dhe një minutë më vonë, në minutën e 70-të, Carlos Salcedo  e dyfishoi epërsinë.

Golin e fundit në ndeshje e shënoi Kyung-Won Kwon në minutën e 87-të, për rezultatin përfundimtar Meksika 3, Korea Jugore 2./VAR Kosova/