Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur para tri ndeshjeve të ardhshme të Dardanëve.
Challandes foli për rezultatet zhgënjyese të ndeshjeve të kaluara, derisa dha shpresa për rezultate pozitive për ndeshjet e ardhshme.
“E kemi kaluar një periudhë të vështirë, pa fitore, por pastaj nisën ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku nuk kemi pasur sukses. Pas ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, ka qenë e vështirë të reagojmë menjëherë, tani jemi në grumbullimin e fundit për këtë vit”, tha Challandes.
“Do të mundohemi që të përgatitemi për ndeshjet e vitit të ardhshëm dhe shpresoj të na shërbejnë siç duhet”, shtoi Challandes.
Fillimisht, Kosova do ta luajë një miqësore me Shqipërinë, më pas do të përballet me Slloveninë dhe Moldavinë në Ligën e Kombeve.