Ish-sulmuesi i Barcelonës beson se udhëheqësit e ri të klubit, do të dështojnë që ta bindin kapitenin Lionel Messi që të qëndrojë në Camp Nou.
Braziliani Rivaldo beson se Messi do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
“Barcelona tashmë ka negociuar disa shkurtime të pagave me futbollistët dhe ka tentuar të bëjë një shkurtim të përgjithshëm që u refuzuar nga skuadra, kështu që kjo nuk është e re për lojtarët”, ka shkruar Rivaldo në kolumnën e tij në Betfair.
“Kjo edhe më shumë e përforcon idenë se nuk do të mund të arrihet marrëveshje për rinovimin e kontratës së Messi, nëse do të ketë zvogëlim të pagës. Sigurisht, Messi do të ketë oferta me të mira nga klubet tjera dhe e dimë që ai veçse ka bërë përpjekje që të largohet nga Barcelona”, ka shkruar Rivaldo.
“Nuk besoj se bordi do të arrijë ta bind Messin që të qëndrojë. Vetëm fitimi i Ligës së Kampionëve ose La Liga, mund ta bindë atë që të mendojë qëndrimin. Kam frikë që ky do të jetë sezoni i fundit i tij te Barcelona”, ka shkruar braziliani./VAR Kosova/