Betim Fazliji nuk do të jetë i gatshëm të luaj në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi që u afrua tek “Dardanët” për herë të parë në karrierë, Betim Fazliji do të mund të paraqitet vetëm në miqësoren ndaj Shqipërisë, por jo edhe në dy duelet e Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë dhe Moldavisë.

Arsyeja e mungesës së tij do të jetë mos-kompletimi i të gjitha dokumentacioneve të nevojshme.

Megjithatë, me gjasë të madhe futbollisti do të ketë minuta në ndeshjen e nesërme kundër Shqipërisë.

Mungesën e tij e ka konfirmuar edhe Bernard Challandes në konferencën për medie.