Aibol Abiken. Këtë emër do ta mbajë mend gjatë portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha.

Futbollisti i Kazakistanit Aibol Abiken, shënoi një gol shumë të bukur në “Elbasan Arena”.

Menjëherë pas golit të vendasve, mesfushori i Kazakistanit, Aibol Abiken, i shtangu të gjithë me golin e realizuar nga mesi i fushës ndaj Shqipërisë.

“Së pari, në emër të të gjithë ekipit, unë do të doja t’u kërkoja falje tifozëve të Kazakistanit. Fatkeqësisht, në nuk fituam. Sa i përket golit ndërsa u afruam në qendër të fushës, pashë portierin që largohej nga porta dhe e shfrytëzova rastin”, ka thënë Abiken. 

Ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve, përfundojë 3:1 në favor të kuqezinjve.