Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy super ndeshje. Vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë, pasi do të zhvillohet super derbi rajonal ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, shkruan VAR Kosova.

Kësaj radhe derbi rajonal gjenë skuadrat në pozita diametralisht të kundërta, Llapi duke munduar t’i ikë fundit të tabelës, ndërsa Prishtina duke tentuar t’i afrohet fillimit të saj, sidomos pas gabimeve të Dritës dhe Gjilanit.

Takimi tjetër i ditës luhet në Mitrovicë, ku Trepça ’89 është nikoqire e Besës.

Në Podujevë gjyqtar kryesor është Dardan Caka, ndërsa në “Riza Lushta”, Ilir Mehmeti.