Prishtina ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Llapit me rezultat 0:2, për të vazhduar kështu shpresën për titullin e kampionit.

Në anën tjetër Llapi me këtë disfatë ka bërë një hap shumë të rrezikshëm në luftë për mbijetesë.

Endrit Krasniqi e Leutrim Kryeziu kanë shënuar për Prishtinën për këto tri pikë të mëdha.

Në takimin tjetër të ditës së sotme që gjithashtu i takoi javës së 14-të, Trepça ’89 e ka mposhtur Besën me rezultat 4:2 për t’u stabilizuar në mesin e tabelës derisa Besa duket se tashmë nuk ka asnjë shanse për të shpëtuar në Superligë. /VAR Kosova