Pjesa e parë e ndeshjes kryesore të kësaj jave në La Liga ndërmjet Atletico Madrid dhe Barcelonës, ka përfunduar me epërsinë e vendasve.

Pas një dalje të gabuar të portierit gjerman Marc-Andre ter Stegen, vendasit gjetën golin.

Ishte belgu Yannick Carrasco, ai që shfrytëzoi për mrekulli këtë gabim të portierit dhe shënoi në minutat shtesë të kohës së rregullt.

Kapiteni i Barcelonës Lionel Messi, pati rast të shënonte gol në ndeshjen e 800 me klubin e tij, por Oblak nuk lejoi befasi.

Në këtë ndeshje mungon ish-sulmuesi i Barcelonës që iu bashkua këtë verë Atleticos, Luis Suarez./VAR Kosova/