Shqipëria fitoi sot me rezultat 2-1 ndeshjen miqësore ndaj Kosovës. Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni ishin autorët e golave për kuqezinjtë, ndërsa Vedat Muriqi ngushtoi diferencën nga penalltia duke bërë që sfida të mbyllej në 2-1.
Pas kësaj ndeshje, gazetari Artan Hoxha me një status në Facebook ka ironizuar kolegun e tij nga Kosova, Berat Buxhala pasi ky i fundit është shprehur se dëshironte që “Dardanët” të fitonin këtë ndeshje. Hoxha ironizon Buzhalën duke shkruar se Shqipëria me 17-vjeçarët fitoi sot ndaj Kosovës.
Postimi i Artan Hoxhës
Mos bre, Myrto Ozuni nga Berati, ma paska merzit fort, Beratin prej Kosove
Dhe Berat, te ka mund Shqiperia B, me 17 vjeçare ne fushe dhe me debutues nga liga e Shqiperise….
Si ke pas thane, para dy vitesh, kur u mund Shqiperia e Panuçit ne Zvicer 3-0…
“Kosova A ka mund Kosoven B(Shqiperine)”
Kosova dhe Shqiperia bashke, do kishin nje Kombetare, qe friksonte gjithkend. Te ndara veç e veç, veshtire se do t’ia dalin…
Dhe e fundit, ne nuk jemi “kojshia”, thjeshte jemi Shqiperia pertej Drinit te Bardhe…
“O Berat, sot nuk pate fat…”
Shqiperi, Shqiperi