Futbollistët e Spanjë kanë shënuar gjashtë herë në portën e një prej portierëve më të mirë në histori të futbollit, Manuel Neuer.

Spanja ka mposhtur me rezultat të thellë Gjermaninë, në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Tre gola spanjollët i shënuan në pjesën e parë. Alvaro Morata e hapi serinë e golave në minutën e 17-të.

Pak minuta më vonë iu anulua një gol sulmuesit spanjoll për pozitë jashtë-loje.

Në minutën e 33-të, Ferran Torres dyfishoi epërsinë.

Pesë minuta më vonë, bashkëlojtari i tij te City, Rodri, shënoi për rezultatin epjesës së parë 3-0 në favor të vendasve.

Pjesën e dytë spanjollët e vazhduan ka kapitenin Sergio Ramos, i cili u zëvendësua për shkak të lëndimit.

Në pjesën e dytë, Ferran Torres, shënoi edhe dy gola, në minutën e 55-të dhe në minutën e 72-të.

Në minutën e 89-të, Mikel Oyarzabal shënoi për rezultatin përfundimtar Spanja 6, Gjermani a 0.

Spanja është e para në Grupin 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve./VAR Kosova/