Paraditen e së shtunës sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, mori çmimin ‘Golden Boy’. Këtë çmim ai e arsyetoi disa orë më vonë.

20-vjeçari shënoi tre gola në fitoren e Borussia Dortmund kundër skuadrës Hertha Berlin.

Vendasin kaluan të parët në epërsi në minutën e 33-të, me golin e brazilianit Matheus Cunha.

Por në pjesën e dytë, mysafirët dhanë gjithçka për ta fituar ndeshjen. Sulmuesi Erling Haaland, shënoi tre gola për 15 minuta.

Golin e katërt për mysafirët e shënoi Raphael Guerreiro, në minutën e 70-të.

Derisa vendasit shënuan edhe golin e dytë në këtë ndeshje në minutën e 79-të. Ishte përsëri Matheus Cunha ai që ishte i saktë nga penalltia.

Menjëherë pas tij, Haaland shënoi sërish gol, që ishte i katërti për të në këtë ndeshje dhe i pesti për Dortmund.

Me 23 gola të shënuar në sezonin debutues në Bundesliga, është afër të thyej rekordin e sulmuesit polak, Robert Lewandowski, i cili kishte shënuar 26 gola. /VAR Kosova/