Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë arriti fitoren e parë pas një serie prej dhjetë ndeshjeve pa fitore, duke mposhtur Moldavinë me rezultat 1:0, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan VAR Kosova.

Kontribut në fitoren e Kosovës dhuroi edhe mbrojtësi i krahëve, Florent Hadërgjonaj, i cili ishte tilluar. Pas ndeshjes, futbollisti i Kasimpasa në rrjetet e tij sociale ka falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre gjatë vitit.

“Ishte një vit i tmerrshëm që duam ta harrojmë sa më shpejtë. Mirë që fituam, pasi na shërben për ta ngritur moralin dhe entuziazmin. Tani shpresojmë të vazhdojmë me fitore. Faleminderit të gjithëve për  mbështetjen e madhe që na keni dhënë. #FH2 #JemiKosova #JemiDardanët🇽🇰”, ka shkruar Hadërgjonaj, transmeton VAR Kosova.

Kosova me fitoren ndaj Moldavisë, ka siguruar edhe për një vit qëndrimin në Ligën C të Ligës së Kombeve. /VAR Kosova/

https://www.facebook.com/florenthadergjonaj33/posts/3548395248585225