Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

Krasniqi në 1/8 e finales të kategorisë deri 48 kilogramë e mposhti Aisha Gurbanlin.

Gurbanli mori tri dënime (shido) dhe u s’kualifikua. Deri në momentin e shidos së tretë të dyja kishin nga një ]azari. Distria po llogaritet favorite për të fituar medalje në Evropian.

Në Evropian po garon edhe Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë. Ajo e ka fituar luftën e parë.

Nesër garon Loriana Kukan ë kategori deri 78 kilogramë.