Shqipëria është duke e fituar ndeshjen ndaj Kazakistanit në “Air Albania”, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Insporti.com.

Pas golit të Sokol Cikalleshit, Shqipëria shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet mbrojtësit Ardian Ismajli, i cili shënoi për 2:0.

Megjithatë, në aksionin e parë pas golit mysafirët shënuan golin e parë në këtë ndeshje.

Aibol Abiken shënoi nga gjysma e fushës duke e paraboluar kapitenin e shqiptarëve, Etrit Berisha, i cili nuk ishte i vendosur siç duhej. /varkosova/