Real Sociedadi po e vazhdon formën e jashtëzakonshme këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll.

Sociedadi sot e ka mposhtur në udhëtim Cadizin me rezultat 0:1 në kuadër të javës së 10-të në La Liga.

Golin e vetëm të fitores e ka shënuar Isak pas asistimit perfekt të Adnan Januzajt në minutën e 66-të të takimit.

Megjithatë, Januzaj u zëvendësua në minutën e 74-të të takimit nga Portu.

Me këtë fitore, Real Sociedad ndodhet në vendin e parë pas dhjetë xhirove në Spanjë dhe ka 23 pikë, tre pikë larg vendit të dytë, aty ku gjendet Atletico Madrid.