Benjamin Kololli vazhdon formën e mirë në futbollin elitar zviceran.

Futbollisti i Kosovës e ka nisur nga fillimi ndeshjen mes Sionit dhe Zurichut.

Pas 70 minutash lojë, Zurich po fiton me rezultat, 1:2.

Kololli e ka shënuar njërin prej golave për mysafirët.

Anësori nga Lipjani ka realizuar gol në minutën e 56-të të ndeshjes.

Ndryshe, sfida Sion – Zurich është e vlefshme për javën e tetë në Superligën zvicerane.