Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp, ka folur për lëndimin e lojtarit kryesor të tij, holandezit Virgil van Dijk.

Gjermani ka thënë se gjiganti holandez është duke marrë veten, megjithatë tifozët e Liverpoolit, por edhe drejtuesit duhet të presin ende që ai të rikthehet në fushë.

“Gjuri i tij nuk duket mirë, të them të drejtën. Nuk duket ashtu si duhet të duket një gju normal”, ka thënë Klopp.

“Por me operacionin që ai bëri, gjërat po duken më mirë”, ka thënë Klopp.

Van Dijk u lëndua në derbin Merseyside në muajin tetor.

Holandezi pati një duel me portierin e Evertonit, Jordan Pickford dhe nga lëndimi që mori u detyrua të largohej nga loja./VAR Kosova/