Benjamin Kololli po kalon formë të mirë të skuadra Zurich. Të shtunën e kaluar mesfushori kosovar shënoi gol në fitoren 2-0 ndaj Luzernit.
Ai u paraqit 84 minuta në lojë.
Pas paraqitjes pozitive, Kololli është zgjedhur në 11-shen më të mirë të javës në Zvicër.
Gjatë këtij edicioni 28 vjeçari është paraqitur në 5 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.
Ndryshe, Kololli nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve me Kosovën kundër Sllovenisë dhe Moldavisë.
Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes ndaj Greqisë në Athinë.