Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar për në Shqipëri, para ndeshjes vëllazërore. Ata janë vendosur në Durrës dhe kanë zhvilluar stërvitjen e parë.
Pjesë e ekipit këtë është edhe kapiteni Amir Rrahmani, i cili ka arritur t’i bashkohet Kosovës, bashkë me Vedat Muriqin.
Po ashtu në stërvitje u pa edhe Bernard Berisha, i cili nuk u ftua në dy ndeshje, për shkak të veprimit që kishte bërë kundër trajnerit Bernard Challandes.
Kosova do të zhvillojë tri ndeshje. Më 11 nëntor do të luajë miqësoren ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”.
Më pas, më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë në Lubjanë dhe më pas më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të presë Moldavinë, për ta përmbyllur edicionin e sivjetmë të Ligës C në Ligën e Kombeve./VAR Kosova/