“Dardanët” nuk rezistojnë në Ljublanë. Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar humbje nga Sllovenia në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Stadion Stozice”, Kosova është mposhtur nga skuadra që drejtohet nga Matjaz Kek.

Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.

Pas ndeshjes, ish-futbollisti i mirënjohur shqiptar, Shefi Kuqi ka komentuar paraqitjen e sotme të Kosovës.

“Edon Zhegrova nuk është i përgatitur për Përfaqësuesen A, për mua ai nuk është sulmues anësor, por për mes të fushës”, tha Kuqi në “Klan Kosova”.

Tutje, ai dha edhe një mesazh për Edon Zhegrovën.

“Kosovës i duhet identitet, në fazën ofanzive dhe në fazën defanzive. Ai duhet të lirohet shpejt nga topi”, shtoi ai.