Siniša Mihajlović ka publikuar së fundmi librin e tij autobiografik dhe mes kujtimeve të hedhura aty ka zbardhur të plotë edhe mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan VAR Kosova.
Mihajlović, trajner aktual i klubit të Serie A, Bologna, ishte i sëmurë dhe po luftonte me leukeminë kur i erdhi mesazhi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
I lindur në Vukovar nga një baba serb nga Bosnja dhe një nënë kroate, Mihajlovic shprehet se e ndjen vetën serb.
Karrierën e filloi tek NK Borovo, për të luajtur më pastaj tek Vojvodina, Ylli i Kuq i Beogradit, Roma, Sampdoria, Lazio dhe Interi.
Mihajlovic ka një histori të bujshme të gjesteve josportive, ku në vitin 2000 kishte abuzuar me baza racore yllin e Arsenalit, Patrick Viera duke e quajtur “një majmun i pështirë i zi”.
Serbi mund të ishte dënuar me tri vite burgim nëse Viera nuk do ta kishte tërhequr akuzën.
Një përkrahës i Slobodan Milosevicit dhe Zeljko Raznjatovicit, i njohur si Arkani, Mihajlović thuri lavde për kriminelin i cili u vra në vitin 2000, në një hotel të Beogradit duke e quajtur “një patriot dhe një mik”.
Ai shkoi aq larg madje se u kërkoi fansave të Lazios të shfaqnin një baner në nderim të Arkanit.
Mihajlović ishte edhe trajner i Serbisë gjatë viteve 2012-2013, ku përjashtoi Adem Lajic për shkak se ai nuk këndoi himnin kombëtare. /VAR Kosova/