Juventusi ngadalë po kthehet në rrugën e duhur për të qenë sa më afër kreut të tabelës në Serie A.

Zonja e Vjetër ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Cagliarit.

Pas asistimit të sulmuesit spanjoll Alvaro Morata, Cristiano Ronaldo shënoi në portën kundërshtare.

Ylli portugez shënoi në minutën e 38-të të ndeshjes, për epërsinë e vendasve.

Pak minuta më vonë, në minutën e 43-të, Ronaldo shënoi edhe golin e dytë në këtë 45 minutësh.