Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, u trasferua te Lazio gjatë verës nga skuadra turke Fenerbahçe.
Kryqytetasit itlainë u pajtuan që të paguajnë shumën prej 17.5 milionë eurove.
Mediumi italian “Il Tempo” raporton se klubi romak do ta paguajë transferimin e Muriqit në katër këste.
Bëhet e ditur se tashmë Lazio ka paguar këstin e parë prej 4.8 milionë euro te klubi turk.
Pagesa e dytë, e njëjtë me të parën duhet të paguhet në fund të këtij viti.
Ndryshe, Muriqi është paraqitur në shtatë ndeshje në të gjitha garat deri më tani për Lazion, por ende s’e ka gjetur golin.
Ndërkaq, në tri ndeshjet e fundit me Kosovën, Muriqi ka shënuar dy gola.