Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Rezultati pas 45 minutash është 1:0 për vendasit, ku në minutën e 31-të, Shqipëria e ka realizuar golin e parë për 1:0.

Pas një aksioni të bukur, kuqezinjët e kanë epërsinë pas golit të shënuar nga Bekim Balaj.

Kombëtarja e Shqipërisë është nikoqire e Kosovës në një ndeshje miqësore në pasditën e sotme.

Ndeshja ka nisur nga ora 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kjo miqësore vie para dy ndeshjeve të të dyja skuadrave në Ligën e Kombeve.