Kosova ka arritur që të fitojë ndeshjen e fundi të Ligës së Kombeve me Moldavinë.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Daradanët kanë arritur të marrin tri pikë.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Lirim Kastrati me një super goditje.
Ishte minuta e 31-të, kur Kastrati goditi fuqishëm për të mposhtur portierin kundërshtar.
Por kjo ishte e tëra nga kosovarët, pasi në pjesën tjetër të ndeshjes kosovarët nuk treguan pothuajse asgjë.
Ndeshja e parë ndërmjet Moldavisë dhe Kosovë, e zhvilluar në Itali, kishte përfunduar barazim./VAR Kosova/