Derbi i javës në Premier Ligë do të zhvillohet sonte pasi do të përballen dy rivalët e vjetër të Londrës, Chelsea me Tottenham, shkruan VAR Kosova.

Ky derbi do të jetë edhe më interesant për shkak të renditjes në tabelë, pasi që dy skuadrat synojnë pozitën e parë.

Megjithatë, një interes i madh në Angli do të jetë edhe përballja e Jose Mourinhos me Frank Lampard.

Në përballjen e parë e tyre si dy trajnerë, ishte jo edhe e qetë.

Mourinho i kishte reaguar ish futbollistit të tij Lampard që të fliste më pak dhe të tregonte më shumë respekt gjatë ndeshjes Tottenham – Chelsea në kuadër të Kupës së Ligës.

Përplasja e tyre kishte ngjallur reagime të mëdha, duke ditur marrëdhëniet mes tyre gjatë kohës sa ishin bashkë në Chelsea.

Lampard para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp ka deklaruar se “se janë trajnerë në dy klube të cilat janë rivale dhe kjo natyrisht se ndikon në marrëdhëniet tona, por jo për të keq, të paktën për mua, unë gjithmonë flas me krenari për José”.

Ish futbollisti i Chelsea, West Ham dhe Manchester City karrierën si trajner e ka filluar me klubin anglez Derby County dhe pas dy sezoneve të mira është emëruar trajner i Chelseat.

Mourinho ishte në dy periudha trajner i Chelsea (2004-2007) duke fituar dy tituj të Premier Ligës dhe më pas (2013-14/16) fitoi përsëri fitoi titullin e kampionit, për t’u shkarkuar në sezonin e tretë, që ndryshe njihet si “sëmundja” e portugezit.

Forma e dy skuadrave në Premier Ligë në javët e fundit është përmirësuar.

Tottenham i Mourinhos renditet në pozitën e dytë me 20 pikë dhe në rast të fitores apo barazimit do të kalonte në pozitën e parë, duke e zhvendosur Liverpoolin në të dytën.

Chelsea renditet në pozitën e tretë më 18 pikë, me anë të fitores do të barazohej me Liverpoolin dhe do ta kalonte Tottenham.

Super sfida angleze zhvillohet sonte me fillim të orës 17:30. /VAR Kosova/