AURONZO DI CADORE, ITALY - AUGUST 29: Thomas Strakosha and Pepe Reina of SS Lazio during the SS Lazio training camp on August 29, 2020 in Auronzo di Cadore, Italy. (Photo by Marco Rosi - SS Lazio/Getty Images)

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha është i gatshëm për ndeshjen me Udinesen në kuadër të Serie A, pasi është vendosur si titullar në portën e kryeqytetasve, shkruan VAR Kosova.

Strakosha është shëruar tërësisht nga koronavirusi dhe ishte në stërvitje gjatë gjithë javës, por kishte dilemma dhe spekulime se portier spanjoll Pepe Reina do të jetë titullar për këtë ndeshje.

Megjithatë, trajneri italian i Lazios, Simeone Inzaghi ka vendosur t’i besojë portierit shqiptar vendin e titullarit.

Në këtë ndeshje nuk do të jetë i përfshirë reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili është i lënduar.

Muriqi u lëndua në mesjavë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve dhe sipas raportimeve nga mediet italiane ai do të mungojë rreth tre javë.

Ndeshja Lazio – Udinese zhvillohet në stadium “Olimpico” me fillim të orës 12:30. /VAR Kosova/