Gjilani ka pësuar humbjen e dytë në Superligën pasi e pësoi nga Arbëria, shkruan VAR Kosova.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani.

“E kishim mundësinë tonë në pjesën e parë. Po të kishim shënuar gjërat do ishin më të lehta në pjesën e dytë. Por nuk duhet të qajmë, por duhet të shohim në vetën tonë, përse nuk mund të krijojmë dhe nuk mund të realizojmë. Ekipi kundershtar tregoi më shumë dëshirë se ne për ta fituar këtë ndeshje. Këto janë ndeshje që duhet më tepër motivim, nuk i kam motivuar sa duhet, prandaj është ky rezultat. Nuk na lejohet të humbasim në këtë mënyrë. Kjo humbje nuk falet për shumë arsye”, ka thënë Mezani për ‘Art Sport’.

Skuadra gjilanase është mposhtur nga Arbëria në stadiumin e Flamurtarit me rezultat minimal 1-0. /VAR Kosova/