Portugalia është mposhtur në shtëpi nga Franca në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Pa yllin kryesor Kylian Mbappe, francezët arritën të mposhtin Portugalinë e Cristiano Ronaldos.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi mesfushori i Chelseat, Ngolo Kante.
Ai shënoi në minutën e 54-të, golin e fitores për kombëtaren e tij.