Trajneri i skuadrës Ballkani Ismet Munishi, ka komentuar fitoren e Kosovës kundër Moldavisë.
Pjesë e ndeshjes në fitoren 1-0 me golin e Lirim Kastratit, ishte edhe mbrojtësi i Ballkanit Armend Thaqi.
Muninishi ka uruar lojtarin e tij për 7 minutat e luajtura dhe ka uruar Kosovën për fitoren.
“Urime fitorja Kosovë. Urime Dardanë. Urime Armend, për ne janë 7 minuta të arta, ne dimë të vlerësojmë dhe jemi mirënjohës”, ka shkruar Munishi në Facebook.
“Unë biri yt Kosovë. Duhet punë e madhe në vazhdim. Jemi larg duhet ta pranojmë, por shyqyr që sot luajtëm me Moldavinë./VAR Kosova/