Ka mundur të ishte ylli kryesor i Kosovës, por vendosi të luante Belgjikën. Kjo bëri që Adnan Januzaj të humbte mbështetjen që e kishte në Kosovë, sa ishte pjesë e Manchester United.

Por mungesa e mbështetjes në vendlindje, nuk e ka ndalur të shkëlqejë në Spanjë.

Adnan Januzaj është kthyer në idhullin e tifozëve të Real Sociedadit.

Ai asistoi golin e fitores ndaj Cadizit dje në mbrëmje duke bërë që baskët të kryesojnë në mënyrë befasuese kampionatin spanjoll.

Tifozët spanjollë kanë kënduar në kor duke futur në vargje dhe mbiemrin e lojtarit të Belgjikës.

Real Sociedadi i ka habitur të gjithë në Spanjë dhe Europë duke udhëhequr pas 10 ndeshjeve me 23 pikë përpara Real Madridit, Barcelonës dhe Atletico Madridit./VAR Kosova/