Ecuria pa humbje e Milanos, mund të përfundojë pas lëndimit të yllit kryesor Zlatan Ibrahimovic.

39-vjecari shënoi dy gola mbrëmjen e së dielës në fitoren ndaj Napolit.

Mirëpo suedezi u detyrua të largohet nga ‘San Paolo’, për shkak të një lëndimi.

Gjatë kontrolleve të kryera për të parë shkallën e dëmtimit, testet rezultuan se gjigandi suedez ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë të cilin do e mbajë larg fushave për 10 ditë.

Lajm i keq ky për kuqezinjtë pasi është e sigurt mungesa e Ibras në ndeshjet e rëndësishme ndaj Lille dhe Celtic në Europa Ligë dhe Fiorentinës në kampionat.