Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer ka deklaruar se pas humbjes së mbrëmshme nga Spanja e ka kuptuar dhimbjen e brazilianëve.
Pancerët u mposhtën nga Spanja me rezultat 6-0 në ndeshjen e xhiros së fundit të Ligës së Kombeve.
Pas ndeshjes, kapiteni i Kombëtares, Manuel Neuer ka thënë se tani e ka kuptuar se çfarë kanë përjetuar brazilianët në Kampionatin Botëror.
Ai u ka kërkuar falje tifozëve të Gjermanisë për këtë humbje turpruese.
Gjermania e kishte mposhtur 7-1 Brazilin në kampionatin botëror të vitit 2014.