Gjiganti portugez ka fituar epitetin që ka programin më të mirë të futbollit për të rinj në Europë dhe janë duke vjelë përfitime financiare nga kjo.
“Shumë lojtarë portugez shkojnë jashtë vendit për shumë arsye. Ne jemi vend i eksploruesve. Kjo daton që nga kohërat e vjetra, përmes tokës dhe detit, duke shkuar jashtë dhe u përpjekur për të gjetur botë të reja. Kjo është pjesë e ADN-së tonë. Kur ju shkoni jashtë, ju duhet të jeni në gjendje që të përshtateni”.
Pedro Marques di gjithçka për të punuarit jashtë vendit pasi që ka kaluar tetë vite si analist i performancës së ekipit të parë në Manchester City, duke i ndihmuar Roberto Mancinit dhe Manuel Pellegrinit që të fitoi tituj në Premiere League.
Tani, megjithatë, ai është kthyer në Lisbonë për të ndihmuar në vazhdimin e zbulimit të talentëve të rinj si drejtor teknik i të rinjve te Benfica pasi që ka për qëllim të vazhdoj traditën e përgatitjes së lojtarëve të rinj më të mirë në Evropë.
Tani për tani, numri i madh i yjeve të akademisë së kësaj skuadre në klubet e ndryshme përfshinë Bernardo Silvan, Ruben Dias, Ederson dhe Joao Cancelo tek Manchester City si dhe Victor Lindelof tek Manchester United, Joao Felix në Atletico Madrid, Goncalo Guedes tek Valencia, Danilo Pereira në Paris Saint-Germain dhe Renato Sanches që tani po shkëlqen tek Lille.
Klubi ka fituar afër 900 milionë euro nga shitja e lojtarëve në dekadën e fundit – para mjaftë të rëndësishme duke pasur parasysh që ata tentojnë të garojnë me klube nga pesë ligat më të forta evropiane.
“E kam një ëndërr që Benfica mund të fitoj Ligën e Kampionëve me katër ose pesë lojtarë nga Akademia”, thotë Rodrigo Magalhaes.
“Kjo është e mundur nëse shikoni në kualitetin e lojtarëve që ne i prodhojmë”.
“Për mua Benfica është kulmi. Klubet tjera nuk e kanë nivelin e njëjtë. Kur ata rriten këtu, rriten me klubin në zemrat e tyre. Një nga faktorët kryesor është pasioni që i dërgon ata në një nivel më të lartë”.
Futbolli i të rinjve është strategji thelbësore për të siguruar të ardhme afatgjatë për dy herë kampionin e Europës dhe 37 herë të Portugalisë.
Sipas Soccerex Football Finance 100 për 2020, Benfika është klubi i 64-të më i madh në botë sa i përket fuqisë financiare. Stoke City, që për pak i iku largimit në ligën e tretë të Anglisë në sezonin e kaluar është një vend përpara tyre (63).
Kur gjigantët portugez nuk arritën që të kalojnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve pas një humbje befasuese nga PAOK, ata morrën vendimin që të lejojnë qendër mbrojtësin Dias që të shkoj tek City për 68 milionë euro, edhe pse Nicolas Otamendi ishte dërguar në drejtim të kundërt.
Kjo nuk është hera e parë që ata kanë përfituar nga akademia premtuese e tyre dhe natyrisht që as nuk do të jetë e fundit. “Për ne, investimi është pjesë e vizionit tonë afatgjatë dhe shtyllë strategjike e klubit”, ka potencuar Marques.
“Kjo ka funksionuar në këto 10 apo 15 vitet e fundit dhe është pjesë e qëndrueshmërisë tonë. Ne punojmë çdo ditë në mënyrë që investimi do të paguhet dhe ua rritë vlerën lojtarëve. Ne jemi të përkushtuar që t’u ndihmojmë atyre që të realizojnë ëndrrat e tyre që të bëhen futbollistë, por ne po ashtu e dimë që akademia është këtu për të gjeneruar të ardhura për klubin”.
Pep Guardiola pa dyshim që është adhurues i punës që bëhet tek Benfica pasi që një numër i ish lojtarëve të tyre i janë bashkuar atij përderisa ai ishte në Etihad Stadium.
I njohur për qasjen e tij teknike dhe taktike, Guardiola pëlqen lojtarët inteligjent që mund t’ia dalin me kërkesat e tij larta, por po ashtu që të reagojnë në atë se çfarë ndodhë në fushë.
Identifikimi i talentëve është një nga arsyet kryesore të suksesit të Benficas.
Klubi ka më shumë se 200 persona që shikojnë ndeshje të të rinjve në krejt Portugalinë sikurse edhe qendra më të vogla lokale në të gjithë vendin ku fillon zhvillimi i të rinjve para ndonjë lëvizje eventuale në kampin e Benficas në Lisbonë.
Trajnerët kanë punuar për vite të tëra që të përsosin teknikat e tyre, por ata besojnë që mbajtja e dashurisë ndaj lojës dhe jo mbikëqyrja e tepruar e ndeshjeve të lojtarëve ka qenë gjithmonë e rëndësishme./VAR Kosova/