Dy herë e kishte mundësinë të shënonte në portën e Zvicrës, kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos.
Por në të dyja rastet, fitimtar doli portieri Yann Sommer.
Ai priti të dy penalltitë, në minutën e 57-të dhe dhe 80-të.
Këto ishin pritjet e para të tij me kombëtaren e Zvicrës.
Më herët, Sommer nuk e kishte pritur asnjë penallti me fanellën e Zvicrës, në ndeshje që nuk kanë qenë miqësore./VAR Kosova/