Trajneri i KF Dritës, Ardian Nuhiu ka deklaruar se skuadra e tij bëri një paraqitje të mirë ndaj KF Feronikelit, në barazimin 1:1, shkruan VAR Kosova.

Pas ndeshjes shefi i shtabit teknik të “Intelektualëve”, Ardian Nuhiu u deklarua për ArtSport.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, kishim një kundërshtar që kishte ardhur për t’u mbrojtur, prandaj edhe na dënuan në një rast. Ishim me kërkues se skuadra rivale, barazuam rezultatin në pjesën e dytë, por nuk realizuam mundesitë që krijuam. Na mungoi përqendërimi para portës, na mungoi vetëm finalizimi”, tha Nuhiu.

Në ndeshjen e radhës Drita do ta zhvilloj derbin kundër rivalit lokal, Gjilanit. /VAR Kosova/